Bejta: Gostivari e do anëtarësimin në BE
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka thënë se Evropa është shembulli më i mirë për vendin tonë se si duhet punuar, si duhet parë gjërat, se si duhet respektuar njëri tjetrin.

“Evropa për vendin tonë është shembulli më i mirë se si duhet punuar ne, si duhet parë gjërat, se si duhet respektuar njëri tjetrin. Ta kuptojmë dhe ta pranojmë drejtë mesazhin e himnit dhe sloganin e Evropës “TË BASHKUAR NË DALLIMET”. Kjo datë është e lidhur edhe me historikun e qytetit të Gostivarit, për shkak se edhe në qytetin tonë jetojnë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme shqiptar, maqedonas, turq, rom dhe tjerë“- thotë Bejta.

Këtë Bejta e tha gjatë takimit që pati me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të V4, ambasadorin e Hungarisë, Jozef Bence, zëvendës ambasadorja e Polonisë Marta Prezenioslo, zëvendës ambasadorin e Çekisë, Milan Fisher dhe përfaqësuesen e ambasadës së Sllovakisë, Aleksandra Ismailoviç. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori