Lëvizja
Besa i ka drejtuar një pyetje kreut të Komunës së
Gostivarit,
Nevzat Bejtës, nëse është me VMRO-në apo me LSDM-në, ky i fundit ka thënë për mediet se është me popullin shqiptar.
"
Nevzat Bejta është me BDI-në, me shqiptarët dhe shoqërinë në përgjithësi", ka thënë ai.
Dje, nga Lëvizja
Besa thanë se "kryetari i Komunës së
Gostivarit z.
Nevzat Bejta, në reagimin e tij të djeshëm përmes portalit 'Flaka', nuk e mohon dhe nuk jep përgjigje në pyetjen se pse vazhdon akoma të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në në Këshillin Komunal të
Gostivarit, ndërsa në opinion shtiret se është për koalicion me LSDM-në".
Bejta tha se "Lëvizja (pa)
Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë? Mos
Besa i është dhënë Gruevskit si në nivel qendror edhe lokal? Asgjë nuk mund të shpjegohet ndryshe". /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017,
ora 14:33