Bejta: Ali Ahmeti nuk bëri reforma, bëri revolucion
Në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (FR-BDI), dega në Vrapçisht, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta deklaroi deklaroi para tw pranishmwve se lideri Ali Ahmeti nuk bëri reforma, por bëri revolucion në parti, duke komentuar ndryshimet kadrovike dhe emërimin e gjeneratës së re në postet drejtuese në qeveri.

"Ditëve të fundit në opinion janë përfolur të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari jonë nuk ka bërë reforma, kryetari jonë ka bërë revolucion që nuk e ka bërë asnjë parti politike në tokat shqiptare. Ai nga radhët e juaj emëroi në pozicione shumë të rëndësishme shtetërore, zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra. Do me thënë se puna jonë nuk ka shkuar kot, ne 15 vite kemi punuar dhe kemi krijuar kuadro të fuqishme nga radhët e Forumit Rinor për të marrë pozicione të fuqishme shtetërore. Dhe ne nuk dyshojmë se ato kanë energji, kanë elan dhe kanë vullnet të madh për të pasur sukses në detyrat që ua caktoi lideri i BDI-së, zotëri Ali Ahmeti", e mbyll fjalwn e tij Bejta, ku nwnvizoi rolin e pamohueshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës në arsimimin e gjeneratave të reja shqiptare.

Me këtë rast, fjalë rasti mbajtën edhe shefi i Shtabit Qendror Bekim Neziri, kryetari i degës së BDI-së në Komunën e Vrapçishtit, Ekrem Zendeli si dhe kryetari i Komunës, Bajram Kadrija.

Në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (FR-BDI), dega në Vrapçisht, ku të pranishëm ishin edhe sekretari gjeneral i BDI-së Abdylaqim Ademi, anëtari i kryesisë qendrore Adnan Jashari, zëvendëskryeministri Festim Halili, ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi, ministri i arsimit Pishtar Lutfiu si dhe funksionarë të tjerë partiak dhe shtetëror, për kryetar të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (FR-BDI), dega në Vrapçisht u zgjodh Sadulla Mahmuti. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2016, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori