Dega e Rilindjes Demokratike Kombëtare në Gostivar ka akuzuar kryetarin e komunës së
Gostivarit se “për
kapjen e një
qeni ka paguar një çmim minimal prej 1.500 euro, ndërsa mega çmimi për
kapjen e një mega
qeni arrin çmimin prej 12.600 euro”.
Akuzave nga RDK, sot i është përgjigjur Komuuna e
Gostivarit e cila drejtohet nga Nevzat
Bejta, përmes një komunikate për median.
Si në shumë raste të tjera RDK gënjeu dhe mashtroi opinionin publik për pagesat që janë bërë nga komuna e
Gostivarit për Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, për menaxhim me qentë e rrugës.
“Shuma që i është lëshuar NP ‘Komunalec’, është realizuar në bazë të Programit për menaxhim me qentë endacak dhe pagesat janë bërë në bazë të Urdhrit të Punës që i bashkëngjitet secilës Faturë për punën e bërë, në bazë urdhrit të punës që i është bashkangjitur faturës shihet qartë se shuma e përgjithshme prej 775.200 denar, nuk është paguar për
kapjen e një
qeni, por për 170 qen endacak me një në çmim prej 4560 denar për një qen" thuhet në reagim.
Në reagimin e komunës së
Gostivarit theksohet se lidhur me shpifjen e radhës të RDK-së ndaj kryetarit të
Gostivarit, Nevzat
Bejta do të ngrhet padi penale. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014,
ora 17:28