Bejli: SHBA do ta ndihmojë Maqedoninë në procesin reformues
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ka deklaruar se është i lumtur që Maqedonia ka marr Rekomandim të pastër për fillimin e bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian. Bejli, në Panairin për Arsim të Universiteteve të SHBA-së, tha se SHBA edhe më tej do të jetë në përkrahje të Maqedonisë në procesin e realizimit të reformave.

“Ju uroj për marrjen e rekomandimit të pastër për fillimin e bisedimeve. Së bashku me Bashkimin Evropian vazhdojmë të bashkëpunojmë bashkërisht në zbatimin e reformave, posaçërisht në sferën e drejtësisë , mediat dhe administratën publike, pra po punojmë bashkërisht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Siç theksoi sot përfaqësuesja e lartë Mogerini, në Kuvend kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, dhe për këtë shkak është e nevojshme që të gjitha palët të jenë të bashkuar dhe të fokusuar. Vetëm kështu mund të ketë të ardhme pozitive”, deklaroi ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori