Behgjet Pacolli për vizitë në Maqedoni
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të këtij vendi.

Intensifikimi i bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh politik dhe ekonomik, me theks në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik, do të jenë në fokus të vizitës zyrtare të sotme të shefit të diplomacisë së Kosovës, Begjet PacolliMaqedoni.

Shefi i diplomacisë kosovare gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Siç bëri të ditur MPJ, është planifikuar që ai të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri, Zoran Zaev.

Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në suaza të organizatave rajonale dhe multiraterale. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori