Maqedonia ndryshon Kushtetutën, zyrtarisht bëhet Maqedonia e Veriut
Më në fund, Kuvendi i Maqedonisë i ka bërë dy të tretat e votave për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Prespës.

Pak minuta më parë, këto ndryshime u miratuan me 81 vota duke i hapur kështu rrugën zbatimit të marrëveshjes.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.

Sipas ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shtuar më 11/01/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori