Beg Barja: Akuzat për terrorizëm janë shpifje!
Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës ka filluar pas një pauze disa javësh me dëshminë e të akuzuari Beg Bajra nga Gjilani i Kosovës.

Në dëshminë e tij, Bajra tha se ai ka ardhur në Maqedoni me ftesë të Beg Rizës për riorganizimin e UÇK-së.

Bajra ka qenë pjesë e grupit që ka sulmuar edhe stacionin policor në Gushincë.

Pas sulmit sipas Bjarës, Mirsad Ndrecaj ka biseduar me disa persona të cilët i kanë urdhëruar që të kthehen ne Kosovë.
Më tej Bajra tha se kishte vendosur të kthehej sërish në Maqedoni pasi Xhafer Zymberi i kishte thënë se pjesë e grupit do të jenë edhe Sami Ukshini e Andi Krasniqi.

Duke i njohur ata si atdhetarë, vendosa që të kthehem në Maqedoni me 1 maj – tha Bajra.

“Në Maqedoni kam ardhur të riorganizohemi në UÇK. Akuzat për terrorizëm janë shpifje pasi unë asnjëherë s’kam qen dhe nuk do të jem terrorist. Asnjëherë nuk kemi ardhur për vrasje apo shkatërrim të pronave.
Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj ishin organizatorët, ndërsa jo Sami Ukshini dhe Andi Krasniqi. Në Lagjen e Trimave u futëm me ambulancë, ndërsa personat që na kanë dhënë ushqim dhe strehim nuk i njoh. Dorëzimi ynë u bë pasi morëm garanci se do pritemi nga OSBE.
Pas dorëzimit jam keqtrajtuar shumë deri sa më thyen nofullën në dy vende. Operacioni më është bërë me duar të lidhura dhe pa anestezion” – tha Beg Bajra, i akuzuar në rastin e Kumanovës.

Avokatja Artene Iseini tha se klienti i tij e ka sqaruar edhe arsyen dhe qëllimin e grupit ku në sipërfaqe del se këtë persona janë ftuar nga deri më tani persona të panjohur nga Maqedonia.

“Beg Bajra në dëshminë e tij ishte bindës, shumë i qartë dhe në mënyrë përmbajtjesore dha një sqarim si kronologjik ashtu edhe për qëllimin dhe motivin e ardhjes së tyre në Maqedoni. I njëjti bëri sqarimin se është ftuar nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në Maqedoni të cilët janë ftuar nga disa persona nga Maqedonia për riorganizimin e UÇK-së” – deklaroi avokatja Artene Iseini, njofton Alsat.

Seanca e ardhshme për rastin e lagjes së trimave do të vazhdojë me 21 prill ku pritet që dëshmojnë të akuzuarit të njohur si grupi i logjistikës. /Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori