Bedri Ajdari: Shteti na lufton në heshtje
Pëlqej
Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave, Bedri Ajdari tha se me pengimin që iu bëhet qytetarëve për të protestuar si dhe me dënimet e dhëna për 6 shqiptarë vetëm pse protestuan, shteti ka shpallur luftë në mënyrë të heshtur.

“Dokumenti ynë ka vulën, dokument i cili është i paraqitur deri te stacioni policor, përgjegjës për këtë regjion. Ne e kemi lejen më shku edhe me protestu para qeverisë. Pengesa është policia, provokimi vjen nga policia, ne jemi për protesta të qeta, për çdo eventualitet përgjegjësi ne nuk mbajmë", tha Ajdari.

Ajdari u shpreh se fakti se shqiptarët nuk lejohet të protestojnë si duhet tregon se shteti ka probleme si me veten, ashtu edhe me shqiptarët. /albeu.com/


Shtuar më 03/08/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori