BE: Vendi po shkon drejt katastrofës, ja dy zgjidhjet
Përfaqësues të Bashkimit Europian akuzojnë pushtetin në Shkup se "po çojnë vendin drejt katastrofës". Ata, në kushte anonimati, ju bëjnë thirrje faktorëve politikë të pozitës dhe opozitës të ulen dhe të bisedojnë për ndalimin e këtij skenari.

Deklaratat e tillë u bënë për portalin "Euroactiv", i cili trajton kryesisht zhvillimet në BE.

Portali duke cituar diplomatët, shkruan se dialogu politik me shumë gjasa nuk do të ketë sukses dhe se janë të mundshme dy skenarë për zgjidhjen e situatës.

Skenari i parë është formimi i një qeverie të përkohshme njëvjeçare, derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të ndershme dhe të lira, ndërsa skenari i dytë është emërimi i një përfaqësuesi special të BE-së (guvernator) derisa të zgjidhet në mënyrë demokratike qeveria e re.

Portali në fjalë nënvizon se dy përfaqësuesit e lartë që kanë bërë këto deklarata janë kontribues të vendimeve të BE-së për Maqedoninë, por kanë kërkuar të mos u publikohen emrat që të mund të flasin lirshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori