Frikë për sulm me raketa nga Rusia? Polonia nis kontrollet për gjendjen e bunkerëve

Shërbimet zjarrfikëse polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve në rast se vendi bombardohet dhe po hartojnë një listë të inventarit. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga zëvendësministri i Brendshëm, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne kemi 62,000 objekte të tilla në të gjithë vendin,” tha zëvendësministri i Brendshëm Macej Vovcik për transmetuesin privat Polsat Neës. “Zjarrfikësit kontrollojnë gjendjen e këtyre objekteve, nëse janë të pajisura dhe të përshtatshme për përdorim. Nëse jo, ne do të marrim masa për t’i rregulluar ato”.

Bovsik tha se Polonia nuk është nën kërcënim, por po përgatitet për skenarin më të keq.

“Këto janë aktivitete rutinë,” tha ai. “Ky aksion ishte planifikuar shumë kohë më parë. Procesi i kontrollit në strehimore do të zgjasë dy muaj.

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re, me Moskën duke përshkallëzuar sulmet ajrore dhe sirenat që tingëllojnë sërish në Kiev. Qytetarëve të kryeqytetit ukrainas u kërkohet të shmangin udhëtimet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ditën e sotme, ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus gjatë sulmeve.


Shtuar 10.10.2022 18:40