BE mekanizma kontrollues për vendet e Ballkanit perëndimor
Pëlqej
Bashkimi Evropian do të aplikojë mekanizma kontrolli për vendet e Ballkanit perëndimor për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve në vendet euro-perëndimore.

Rritja e numrit të kërkesave për azil nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë në vendet e euro-perëndimore ka bëri që BE të vendos mekanizmat e kontrollit nëpër kufij, kontrollin dhe sigurinë e pasaportave biometrike dhe ndërmarrjen e hapave në luftën kundër korrupsionit.

Raportet nga këto kontrolle për çdo gjashtë muaj do ti shpërndahen vendeve anëtare të BE-së, të cilat kanë shprehur shqetësime dhe kanë kërkuar më shumë garanci lidhur me problemet e krijuara me azilkërkuesit.

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina gjithashtu do të përfshihen në masat e reja të vëzhgimit nga BE. Vendet e rajonit duhet që më intensivisht të punojnë në fushën e zbulimit me vendet e BE-së. Vendimi për aplikimin e mekanizmave kontrollues do të miratohet gjatë ditës së hënë, kur pritet edhe vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Shtuar më 06/11/2010, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori