BE me masa të ashpra për Maqedoninë, 102 personave iu ngrin pasuria (FOTO)

Duke nisur nga ky muaj, Bashkimi Evropian imponon masa restriktive lidhur me mosrespektimi) e Marrëveshjes së Përzhinos dhe destabilimin e qëllimshëm të Maqedonisë.

Të gjitha takimet mes zyrtareve të BE-së dhe atyre të Maqedonisë, të caktuara për javët ne vazhdim, shtyhen, ndërsa ftohen të gjitha shtetet anëtare që të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjithashtu, anullohen deri në një afat të pacaktuar bisedimet me Maqedoninë përsa i përket anëtarësimit në BE.

102 persona dhe 5 entitete i nënshtrohen ngrirjes së llogarive bankare dhe ndalesës për të udhëtuar për shkak të përgjegjësisë së tyre në vepra që kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e qytetarëve të FYROM, si dhe integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe stabilitetin e vendit.

Gjithashtu gjatë këtij muaji, Këshilli vendosi të ngrijë asestet e individëve përgjegjës për keqpedorimin e fondeve publike. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2015, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori