BE-Maqedonisë: Formoni qeverinë, Evropa po ju pret
Liderët e BE-së në Bruksel i janë drejtuar Ballkanit dhe Maqedonisë pas një pauze të gjatë.

Maqedonia ishte një nga pikat e diskutimit të liderëve të enjten në mbrëmje, për shkak të krizës së pafund politike dhe ngecjen e formimit të qeverisë së re.

Kryetari i BE-së, polaku Donald Tusk pranoi letrën e Gjorge Ivanovit, ndërsa përgjigjja e tij ishte sikur e një zëdhënësi se qëndrimet e BE-së nuk ndryshojnë.

Por, nga ana tjetër, liderët pajtohen se Deklarata Shqiptare ka komplikuar procesin e formimit të qeverisë, por BE-ja nuk ka për qëllim të ndërhyjë në gjykimin e kësaj deklarate për shkak se partitë maqedonase janë ata që duhet t'i zgjidhin problemet e tyre.

Nga ana tjetër, liderët kanë përmendur se vendet e Ballkanit duhet të bëjnë hapa drejt integrimit në BE. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori