BE kërkon formimin e shpejtë të qeverisë së re
Komisioni evropian është në pritje të formimt të shpejtë të qeverisë, ka thënë sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.

Në pyetjen për reagimin e KE-së për përzierjen e kryeministrit të një vendi fqinj në marrëdhëniet e brendshme-politike në Republikën e Maqedonisë me imponimin e një vendimi që edhe më tepër e nxehën krizën politike në vend, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç me përgjigje: "Siç e kemi thënë vazhdimisht, ne nuk spekulojmë për krijimin e qeverisë dhe programin me IJRM Maqedoninë.

Por ne presim, që nga mbajtja e zgjedhjeve, formimin e shpejtë të qeverisë së re, e cila do të ketë përkrahje të gjerë politike dhe e cila fuqimisht do të jetë e përkushtuar në reformat evropiane dhe në implementimin e të gjitha pjesëve nga marrëveshja e Përzhinës dhe në prioritetet urgjente reformuese.

Ky është një pozicion shumë i qartë dhe kjo është ajo që me padurim e presim", ka thënë Kocijançiç.

Në reagimin nëse Brukseli zyrtar e përkrah përzierjen e kryeministrave të huaj në punët e brendshme të një vendi tjetër, Kocijançiç e përsëriti të njëjtën deklaratë dhe së bashku me zëdhënësin kryesor të Eurokomisionit, Margaritas Shinas, konstatuan se "gjithçka është e qartë si kristali". /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori