BE jep lajmin pozitiv për negociatat e Maqedonisë së Veriut
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat tha se negociatat me Shqipërinë mund të shtyhen edhe pas vjeshtës. Ndërkohë përsa i përket Maqedonisë së Veriut, rekomandimet janë pozitive.

“Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Vendet anëtare e çmojnë Maqedoninë e Veriut. Ministri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Hahn.

Shtuar më 18/06/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori