BE-ja s'na kushtëzon me dalje nga qeveria
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kundërpërgjigjur ndaj qëndrimeve të kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky i fundit një bisedë për "Dnevnik", hapur është shprehur se Evropa kinse i ka çuar "haber" që nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, “BE-ja mund ta nxjerr partnerin shqiptar BDI nga Qeveria”.

Por, sipas partisë së Ali Ahmetit, puna është krejt ndryshe, se BE-ja asnjëherë nuk ka kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit me dalje nga qeveria. “Sa i takon qëndrimit se bashkësia ndërkombëtare do të tërheq BDI-në nga qeveria, duam të shprehim qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kërkuar nga ne që të kushtëzojmë zgjidhjen e kontestit me dalje nga qeveria, por përkundrazi kanë kërkuar që bashkërisht t’i rrisim përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë”, thotë për “Zhurnal” zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Sipas tij, ky qëndrim i kryeministrit ka grupe të ndryshme trageti, dhe siç pohon “nuk do të futemi në komentim të aspekteve që kanë të bëjnë me menaxhim të brendshëm të disa çështjeve”.

“Do fokosuohemi në pjesën që mendoj se duhet përshëndetur faktin se kryeministri Gruevski kërkon dialog me Greqinë mbi propozimin e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic që është edhe kërkesa dhe qëndrimi jonë”, ka vijuar më tej Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2013, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori