BE-ja pa vendet e EJL-së, projekt i papërfunduar
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Qendrore që po mbahet në Bratisllavë ka thënë se BE-ja duhet të punojë dhe të zgjerohet që të mund të flasë në emër të Evropës. Evropa pa rajonin tonë dhe pa secilin nga vendet është një projekt i papërfunduar.

Ai theksoi se pret dhe shpreson se çdo vend i rajonit do të bëjë hap përpara pas Këshillit Evropian.

“Maqedonia dhe Serbia të marrin datë për negociata, Mali I Zi me sukses të ketë progresnegociata deri në përfundimin e tyre. Turqia të vazhdojë me negociatat. Shqipëria të bëhet anëtare. Bosnjë Hercegovina, Moldavia dhe Kosova të shënojnë progres në agjendën evropiane. Me afrimin nga familja evropiane po I lëvizim shoqëritë nga qarkullimin i lirshëm i njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve”, deklaroi Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori