Mogherini shkon nesër në Shkup, takon kreun e (pa)zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Shkup në kuadër të turit të saj në Ballkan.

Në agjendën e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shkup, shkruhet se "nga ora 18 deri 19 takim me liderët politik në parlament të cilës do t'i paraprijë takimi me kryetarin e Kuvendit (akoma nuk është zgjedhur, por pritet që të zgjidhet gjatë kësaj vizite)".

Por, ende nuk dihet se si do të formohet qeveria e re, dhe nëse vizita e Mogherinit në Shkup gjatë ditës së nesërme e ka një qëllim.

Mogherini pritet të takohet edhe me presidentin Ivanov, i cili me anë të një konference për shtyp, njoftoi se nuk ia jep mandatin kreut të LSDM-së, për shkak të platformës shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2017, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori