BE e pakënaqur me Samitin e Ohrit
Anulimi i Samitit të Ohrit dhe mungesa e përfshirjes së të gjitha shteteve të rajonit ka nxitur pakënaqësi edhe në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijanciq ka thënë se për Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal.

"Nuk mund të komentoj konferencën e Ohrit, pasi nuk është një konferencë e organizuar nga Bashkimi Europian. Ajo që mund të them është që bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim kërkon gjithëpërfshirje. Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo marrëveshje është futur në fazën e zbatimit, pas aprovimit nga të dyja palët e planit të zbatimit”, ka theksuar Koçijançiç. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2013, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori