BE, Buçkovski: Nuk jemi as në Vjenë, por jemi kthyer në Shkup
Nuk e kemi aspak idenë se çfarë nënkuptojnë idetë dhe vlerat, teksa Maqedonia, në rrugën e saj drejt BE-së, nuk ka arritur as deri në Vjenë, dhe jo më deri në Bruksel, por është kthyer pas në Shkup në qorrsokak, vlerëson ish-kryeministri Buçkovski.

"Nëse rrugën drejt BE-së e transformojmë si një udhëtim nga Shkupi deri në Bruksel, Republika e Maqedonisë në vitin 2009 ishte deri në Budapest, kurse në vitin 2012 ishte në Vjenë. As nuk ka mbeti në Budapest e as nuk është kthyer në Beograd, ka vazhduar të ecë drejt Brukselit", kështu e kishte përshkruar më parë Vasko Naumovski, ish zëvendëskryeministër për eurointegrime.

Por katër vite më vonë, ish kryeministri Buçkovski thotë: "Tani nuk jemi as në Vjenë, por as më afër Brukselit, por jemi kthyerShkup".

"Sërish jemi në shtëpi, në qorrsokak. Fatkeqësisht nuk shoh asnjë sinjal se dimë çfarë të bëjmë, se diçka po bëjmë ose e dimë se e dimë ku duam të shkojmë. Në kohën kur i gjithë rajoni po evropeizohet, kemi mbetur vetëm ne, Kosova dhe Bosnja më së largu nga ai proces", shprehet Buçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori