Bashkimi Demokratik Shqiptar në një deklaratë të tij për shtyp, ka deklaruar se mbështet protestën e organizuar kundër politikës që përjashton qindra mijëra
shqiptarë nga regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 2011.
“Në kohën kur në opinionin publik
shqiptar në Maqedoni dominojnë spekulimet me përqindjen e spiunëve
shqiptarë në interes të shërbimeve sekrete të shteteve antishqiptare, politika antishqiptare e Shkupit përgatit modalitete të reja të politikës që do të legjitimonte vazhdimin e diskriminimit racial kundër
shqiptarëve”, thuhet në këtë deklaratë.
Duke shtuar se që nga themelimi i republikës së Maqedonisë, mbi një pjesë të territoreve
shqiptare qindra mijëra
shqiptarë janë shpërngulur në shtetet e Lindjes dhe në shtetet e Perëndimit; dhjetëra mijë
shqiptarëve të tjerëve u refuzohet nënshtetësia dhe se përmes regjistrimeve të deritanishme të popullsisë është munduar të fshihet realiteti i përkatësisë etnike të popullsisë së Maqedonisë.
“Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarive për të sensibilizuar institucionet ndërkombëtare lidhur me politikën antishqiptare që udhëhiqet në Maqedoni,
Bashkimi Demokratik Shqiptar Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon tek pjesëmarrësit e protestës që pakënaqësinë e vet nga diskriminimi racial që aplikohet ndaj
shqiptarëve në Maqedoni ta shprehin si
shqiptarë duke anashkaluar përkatësinë dhe simbolet partiake”, përfundon deklarata.
Duke mos harruar të shtojë se “
Bashkimi Demokratik Shqiptar fton partitë politike
shqiptare të lënë inatet reciproke dhe së bashku të gjejnë rrugëdalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi si
shqiptarë”.
Shtuar më 11/11/2010,
ora 12:06