Bashkimi Demokratik Shqiptarë në
Maqedoni, përmes përfaqësive diplomatike në Shkup, i ka dërguar një letër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkimit Europian, ku bën thirrje për ti dhënë fund etnocidit në
Maqedoni.
“Populli shqiptar në
Maqedoni ballafaqohet me një sistem unitarist ku tërësia e resurseve financiare investohet ekskluzivisht për kulturën e një etnie, të atyre qe identifikohen si maqedonas”, thuhet në letër.
Për krijimin e kësaj situate BDSH akuzon partinë në pushtet VMRO-DPMNE.
“Që nga ardhja në pushtet e VMRO-së në vitin 2006, kjo parti ka aplikuar sistematikisht degradimin e institucioneve kulturore shqiptare:
U shkatërrua institucioni i trashëgimisë kulturore shqiptare ;
U shkatërruan monumente me vlerë kulturore;
U aplikua zhdukja e gjurmëve iliro-shqiptare;
U ndalua përdorimi i simboleve të identitetit
kulturor shqiptar;
U degradua sistemi i arsimit në gjuhën shqipe;
U hartua një enciklopedi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që fyen shqiptarët në ekstrem dhe indoktrinon rininë maqedonase me urrejtje antishqiptare;
U investuan mbi 500 milion euro në Projektin ”Shkupi 2014” dhe projekte të tjera në funksion të interpretimit ideologjik të së kaluarës”, thuhet në letrën e BDSH-së.
Bashkimi Demokratik Shqiptar ngre zërin e protestës dhe kërkon mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj praktike antidemokratike.
BDSH i kërkon demokracive përëndimore që t’i bëjnë apel autoriteteve të Shkupit së pa respektimin e
diversitetit kulturor nuk ka derë të hapur drejt strukturave euroatlantike.
“Është momenti i fundit që shtetet e demokracive perëndimore dhe sidomos të institucioneve euro-atlantike t’ua bëjnë me dije autoriteteve të Shkupit se pa respektimin në tërësi të
diversitetit kulturor dhe pa respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve, rruga e Maqedonisë drejtë këtyre institucioneve është e mbyllur”,
Nesër më 21 Maj është Dita Ndërkombëtare e respektimit të
diversitetit kulturor, ku demokracitë perëndimore bëjnë bilancin e rezultateve pozitive në integrimin dhe zhvillimin e
diversitetit kulturor të popujve të tyre si trashëgimi që duhet kultivuar vazhdimisht.
Dialogu permanent dhe toleranca në këto shtete ka ngjallur aspiratat e popujve që përjetojnë diskriminimin
kulturor. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2011,
ora 15:24