BDK letra ambasadorëve në Shkup kundër Martyt
Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) në Maqedoni i ka drejtuar letra ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve, në të cilat kundërshtohet dhe sqarohet raporti i dëmshëm i senatorit dhe raportuesit të KE-së, Dick Marty kundër UÇK-së.

“Siç e dini, opinioni shqiptar, por edhe ai indërkombëtarë, ditëve të fundit ka qenë i prokupuar me raportin e Dick Marty, që ka të bëjë me investigimin e akuzave të dala nga libri i Karla Del Pontes, e që e njollosin Luftën e drejtë të UÇK-së, si dhe drejtuesve të kësaj lufte, për liri dhe pavarësi të Kosovës. Shpresojmë në ndihmën dhe kontributin tuaj

, nëpërmjet shtetit që ju përfaqësoni, në zbardhjen e së vërtetës kundër të gjitha tendencave dhe akuzave, që Marty i bën tër popullit shqiptarë, nëpërmjet një raporti, i cili aspak nuk ka të bëjë me realitetin”, thuhet në letrën e dërguar diplomatëve.

Sipas saj, Marty vehet në mbrojtjen e agresionit serb ndaj popullit të pafajshëm shqiptar të Kosovës, të cilit në njëfar forme i mohon edhe të drejtën për të jetuar i lire, siç jeton edhe populli i tij në shtetin zviceran.

Raportin e Marty e shohim vetëm si një tentim për ndërrim tezash për viktimën dhe agresorin. Me anë të kësaj letre, u bëjmë me dije se ne si parti dhe gjith populli shqiptarë besojmë dhe shpresojmë në angazhimin tuaj dhe shtetit që përfaqësoni ju, që në seancën e paraparë më 25 janar të vititi 2011 të Këshillit të Europës, ti jepet fund gjith kësaj propagande, që në thelb ka për qëllim kundërshtimin e Shtetit të Pavarur të Kosovës”, thuhet në fund të letrës së BDK-së që drejtohet nga Hysni Shaqiri.
Shtuar më 28/12/2010, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori