BDI zgjedh Gostivarin për Konventën promovuese
Konventa promovuese e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për Zgjedhjet Lokale të 24 Marsit, do të mbahet më 03 Mars 2013, në sallën e sporteve "Rinia" në qytetin e Gostivarit.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi për mediat se BDI-ja si pjesë të fushatës parazgjedhore ka gati himnin e zgjedhjeve, sllKonevoganin dhe strategjinë.

"Ne si parti politike gati se kemi bërë të gjithë përgatitjet për zhvillimin e një fushate parazgjedhore dinjitoze, të qetë si zakonisht dhe pozitive. Kemi përgatitur edhe platformat e kandidatëve për kryetar komunash në veçanti dhe platforma e përgjithshme e partisë", deklaroi Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori