Gazeta
Lajm, bën të ditur se kur bëhet fjalë për bashkëpunim të mundshëm për Zgjedhjet Lokale në mes VMRO-DPME dhe BDI, të cilat do mbahen në marsin e vitit të ardhshëm, nga partia e Ali Ahmetit kanë thënë se ka
shanse që koalicioni aktual qeverisës VMRO-BDI të përkahen që nga rrethi i parë në komuna specifike, si Shkupi dhe
Tetova.
"Nëse vlerësojmë se kandidati i VMRO-DPMNE-së ka
shanse të fitojë që në
rrethin e parë atëherë është e mundur të mos dalim me kandidat", thuhet nga BDI-ja.
Lajm shkruan se si shpërblim për këtë lëshim që BDI po i bën partisë së Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE do të heqë dorë nga
Tetova. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012,
ora 16:00