Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e BDI-së në Tetovë do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Pikë e rendit të ditës e këtij takimi, siç thuhet në kumtesën e Qendrës për Informim të BDI-së, do të jetë verifikimi i listës së
kandidatëve për
kryetarë të Komunave për
zgjedhjet lokale 2013.
Këshilli i Përgjithshëm i partisë të hënën zhvilloi mbledhje në të cilën kandidate për kryetare të komunës së Tetovës për
zgjedhjet vendore të vitit 2013 nga BDI-ja u
propozua Teuta Arifi,
kandidat për
kryetar të komunës së Kërçovës u
propozua Fatmir Dehari, për
kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa
kandidat për
kryetar të komunës së Çairit u
propozua Izet Mexhiti.
Kandidatët për
kryetar të komunës së Strugës dhe të Dibrës u propozuan Arben Llabënishti dhe Ruzhdi Lata, ndërkaq për Sarajin, Bekim Murati, kurse për komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi.
Kandidat për
kryetar të komunës së Likovës nga Këshilli u
propozua Sadulla Duraku, të Bogovinës Hazbi Idrizi, të Tearcës, Isen Asani ndërsa
kandidat për Haraçinën është Brahim Ajvazi. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 09:10