BDI: Universiteti "Nënë Tereza", arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbrëmshme ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili Universitet do ta mbajë emrin e Nobelistes sonë “Nënë Tereza”.

Me këtë rast Kryesia Qendrore e BDI-së, konstatoi se ky projekt është edhe një arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni, i cili duhet të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve me relevancë, sepse në këtë mënyrë realizohet edhe një dëshirë e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë.

Kryesia Qendrore e BDI shprehet se hapja e këtij Universiteti është bërë e mundëshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar Universiteti i Tetovës.

Kryesia Qendrore e BDI-së gjithashtu pëtshëndet edhe hapjen e dy fakulteteve të reja, atë të bujqësisë dhe pedagogjisë në UT si dhe vendimin për ndërtimin e konviktit për studentët e UT-se.

Universiteti i Tetoves dhe ai i Shkupit janë projekte madhore që do të jenë në dobi të gjeneratave të reja dhe në dobi të cilësisë së arsimit superior në gjuhën shqipe, thuhet ne kumtesen e BDI-se. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2015, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori