BDI: Ti japim fund konfliktit mes shqiptarësh
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë thirrje që të shtrihet dora e pajtimit mes BDI-së dhe PDSH-së dhe ti jepet fund përleshjeve banale në Kuvend mes deputetëve.

Artan Grubi nga subjekti politik në qeveri tha se incidenti nuk duhej dhe është i dënushëm.

“Mënyra e dytë për ta tejkaluar këtë problem është që personat të cilët e nxitën këtë problem dhe personat të cilët morën pjesë në përleshjen fizike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë t’ia shtrojnë dorën e pajtimit njëri tjetrit. Dhe këtë mënyrë e përkrah BDI-ja dhe jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë nëpërmjet dialogut konstruktiv ta tejkalojmë këtë problem”, deklaroi Artan Grubi.

Grubi e komentoi edhe deklaratën e djeshme të Menduh Thaçit, teksa tha se ajo deklaratë ishte "tentativë për t'ia hedhur fajin palës kundërshtare". /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori