BDI: Të hiqet flamuri i Maqedonisë pranë Nënë Terezës
Pëlqej
Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë urdhëruar që të hiqet flamuri shtetëror i Maqedonisë pranë pllakës përkujtimore të shtëpisë së Nënë Terezës në qendër të Shkupit.

Në 17-vjetorin e vdekjes së Nënës Terëzë, shoqata ‘Shkupjania Nënë Tereza' ka vënë dy flamuj të Maqedonisë në krah të pllakadës.

Pllaka në nder të Nënë Terezës është aktualisht vetëm në maqedonisht.

“Pavarësisht pllakave, Nëna Terezë vetë është prononcuar se cilit komunitet i takon, kështu që botërisht dihet se ajo është deklaruar se është shqiptare. Por megjithatë, ka qenë nënë e gjithë fëmijëve të botës, nënë e të gjithë të varfërve në botë. Sa i përket pllakave, gjithsesi se me kohë, realiteti është realitet dhe pllaka do të jetë edhe në gjuhën shqipe”, deklaroi Rafiz Aliti i BDI-së.

Zyrtarë të BDI-së vendosën ca lule tek pllakati përkujtimor i Nënë Terezës dhe më pas vizituan muzeun./albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori