BDI sulmon opozitën: Janë parti kafenesh
Sot në fshatin Hotël të komunës së Likovës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit rinor të BDI-së -Dega Likovë.

Ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani tha se rinia e Likovës është e rradhitur në krah të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se nuk iu beson partive të kafeneve që sipas tij mashtrojnë.

“Ditët e fundit qytetarët e Likovës shohin se disa parti vijnë nëpër klasa të shkollave të mbajnë kuvende me nga 50 persona. Dallimi është se ne kështu i bëjmë tubimet dhe se BDI nuk është formuar në kafene dhe në rrugë. Para shefit të shtabit deklaroj se kjo rini është më se e gatshme ti bartë proceset për të mirën e shqiptarëve”, tha ai.

Në mbledhja u tha ndër të tjera se s'ka dyshim se zgjedhjet e 5 qershorit do të fitohen nga ana e BDI-së.

Ndërkaq , kryetar i Forumit Rinor dega e Likovës së Bashkimit Demokratik për Integrim u zgjodh Xheneti Iseni. /Albeu.com/
Shtuar më 13/03/2016, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori