BDI solidarizohet me tragjedinë e Restelicës
Ali Ahmeti
Me rastin e tragjedisë në fshatin Restelicë të Republikës së Kosovës ku nga orteku i borës humbën jetën shtatë persona, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dërguar letër ngushëllimi krerëve shtetërorë të Kosovës, presidents Atifete Jahjaga, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, kryeministrit Hashim Thaçi si dhe familjarëve të viktimave nga fshati Restelicë.

“Lajmi për tragjedinë në fshatin Restelicë të Sharrit në Kosovë, më preku thellë andaj ju lutem më lejoni të shpreh dhimbjen time si dhe të të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për këtë humbje si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga orteku i borës.

Shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve të viktimave si dhe drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, raporton Zhurnal.

Në letrën ngushëlluese më tej thuhet: “shprehim gatishmëri për t’ju ndihmuar institucioneve të Kosovës po që së është nevoja edhe pse jemi të bindur që autoritetet e vendit dhe shërbimet e institucioneve të Kosovës kanë kapacitet të plotë për t’u ballafaqur me situata të tilla dhe po të ndërmarrin të gjitha masat për t’iu dal në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë”.

“Ju lutëm më lejoni që t’ju siguroj edhe një herë që ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave dhe solidarizohemi me përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve të Restelicës”, thuhet në letrën e ngushëllimit të liderit të BDI-së.
Shtuar më 12/02/2012, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori