BDI s'merret me gjëra të vogla!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Eshtë komentuar si e pakuptimtë dhe e dështuar strategjia e komunikimit të BDI me opinionin nga shumë njerëz, njohës të marrëdhënieve me publikun por edhe nga komentues të rëndomtë në rrjetet sociale, të cilët shprehin habinë për mënyrën se si reagojnë funksionarë të kësaj partie në ngjarje të caktuara.

Ndërsa opinionit iu desht të priste rreth një javë që dikush nga BDI të sqaronte qëndrimin e kësaj partie në lidhje me përmendoren e Car Dushanit në Shkup, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e vdekjes së Nelson Mandelës.

Komentuesit në Facebook duke ironizuar këtë situatë, shkruajnë se meqë BDI i ka zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve dhe ka marrë përsipër politikën e jashtme, reagimet për "çështje të parëndësishme si ajo e përmendores së Car Dushanit" i janë lënë partnerit tjetër të koalicionit ndërsa BDI do të reagojë vetëm për çështje të mëdha globale. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2013, ora 13:16
Tage: dushani
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".