BDI pret të hapë gojën Gruevski
Mungesa 10 ditore e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka bërë që të mos disuktojë apo komentojë rreth krizës që ka kapluar koalicionin qeverisës pas ngjarjes bë Sllupçan dhe projekt-ligjit për "branitellat".

Kryeministri gjatë fundjavës ka marrë pjesë në disa evenimente që lidheshin me 21 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, por nuk ka bërë asnjë deklaratë për gjendjen në qeveri dhe se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Ilia Dimovski deklaroi dje se dy partitë qeverisëse janë në bisedime edhe pse ka shumë dallime ndërmjet tyre. Fjalimi i gjatë i Talat Xhaferrit nga VMRO DPMNE është parë si e drejtë që garantohet me rregulloren e punës së Kuvendit, por kjo sipas Dimoskit nuk do të detyrojë askënd që të tërhiqet nga projekt-ligji.

Jozyrtarisht mësohet se gjatë këtyre ditëve kryeministri Gruevski do të dalë me qëndrim se çfarë në të vërtetë do të ndodhë. Nga ana tjetër BDI po pret të flasë Gruevski dhe të dëgjojnë se çfarë do të thotë, shkruan Zhurnal.

Nëse vazhdon retorika e tij e deritanishme, atëherë detyrimisht BDI do të largohet nga qeveria duke e penguar në këtë mënyrë edhe miratimin e ligjit për ish-forcat e sigurisë mqedonse që luftuan kundër UÇK-së në vitin 2001. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori