Rikthehen shirat me intensitet të lartë, a ka shpresë për rezervat hidrike

Pas një periudhe të gjatë thatësire, e cila ka ndikuar në uljen e rezervave ujore në vend, e mërkura do të rikthejë reshjet e shiut. Sipas sinoptikanëve, ky episod 4 – 5 ditor do të arrijë të plotësojë rreth 70% të kuotës mujore.

“Pritet që ky episod, nisë të mërkurën dhe të zgjasë të paktën deri të martën apo të mërkurën e javës që vjen. Është i fokusuar kryesisht ne veri dhe veriperëndim të vendit. Pritet që të bien 70 – 75% e reshjeve që duhet të bien në muaj brenda këtyre ditëve. Intensiteti me i lartë i tyre do të jetë të premten dhe te shtunën. Parashikoj që e gjithë pjesa perëndimore të ketë plotësim të kuotave mujore madje në disa zona të tejkalohet”.

Por, pavarësisht reshjeve temperaturat do të mbeten të larta deri në fundjavë. Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pohojnë se situata në kaskadën e Drinit mbetet e njëjtë. Aktualisht në të po punohet me rezervat hidrike të importuara prej muajit Shkurt, ndërsa niveli i kaskadës qëndron në 260 metra.

Gjatë ditës së nesërme pritet të shfaqen reshje në të gjithë territorin shqiptar, që përkon me ditën e fundit të muajit mars.
Megjithatë duke parë sa reshje ka patur ky muaj, sasi që do të bie në një ditë gjysmë nuk është se do të ndryshojë diçka në bilanicin e reshjeve të këtij muaji.

Ajo çfarë vlen të theksohet është fakti që prilli hyn i lagësht, mas ajrore shumë të pasura me lagështirë vijnë nga mesdheu drejt Ballkanit duke funizuar me reshje të konsiderueshme një pjesë të mirë të brigjeve ballaknike, që nga Sllovenia e deri poshtë në brigjet shqiptare, dicka më pak do të ketë Greqia.

Të gjitha këto reshje do të jënë në sasi të konisderueshme krahasuar me reshjet që kemi patur nga nëntori i vitit të kaluar deri në këto momnete, reshje të tilla do të jenë 2-3 ditore.

Sasia e tyre do të jetë mbi 100 milimetra reshje gjatë gjithë episodit në pjesën më të madhe të veritu.
Në 2-3 ditët e para, prilli do të plotësojë kuotat për reshje gjatë gjithë muajit, ben me dije meteorologia Tanja Porja.