BDI: Përleshjen e nisi Orhan Ibrahimi (VIDEO)
Pëlqej
Artan Grubi, duke folur në emër të BDI-së, ka kërkuar formimin e Komisionit anketues, për të zbardhur rastin e shëmtuar të dhunës që u pa sot mes deputetëve.

Ai tha se në këtë mënyrë do të zbardhet edhe se kush është përgjegjës për inicimin e incidentit.

“Grupi parlamentar i BDI-së ka shprehur shqetësim dhe keqardhje mbi rastin. Ajo dënon incidentin e sotëm dhe të turpshëm nga ana e deputetëve të PDSH-së Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu. Në mungesë të argumenteve dhe një oferte konkrete për votuesin shqiptarë, si edhe nga frustrimi i përhershëm nga humbjet e përhershme në zgjedhje në Republikën e Maqedonisë, PDSH ndryshon veprimin politik me grushte, me fyerje dhe me mungesë të njerëzimit. Për këtë shkak grupi parlamentar i BDI-së kërkon formim të Komisionit anketues që menjëherë të zbardhë këtë rast dhe të tregojë se kush është përgjegjës, kush inicioi incidentin, që qartë shihen në incizimet”, ka thënë Grubi.

Sipas Artan Grubit, incidenti ka nisur nga Orhan Ibrahimi, gjë që ka gjetur kundërpërgjigjen e Rexhail Ismailit. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori