E FUNDIT/ "Blindohet" Prishtina, aksion masiv i policisë
BDI, përgatitet për kongresin
Në muajin nëntor të këtij viti Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë kongresin e radhës partiak, ndaj nga ana e saj kanë nisur përgatitjet. Me sa duket kanë marrë rrugë zgjedhjet brenda partiake, duke nisur nga degët dhe forumet e tjera partiake.

“Me këto zgjedhje brenda partisë, lideri Ali Ahmeti do të jetë pa konkurrencë për kryesimin partiak, për shkak të vazhdimit të fitoreve në zgjedhje dhe sfidave të tjera. Por, ndryshime do të kërkohn në nivelet e tjera në postet e nënkryetarëve dhe më poshtë”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i BDI-së.

Kongresi i rradhës i BDI-së është pjesë e debateve mediatike në Maqedoni, ku sipas tyre, ndryshimet do të përfshijnë nënkryetarët e partive për shkak të koncetrimit të funksioneve.

Nga BDI theksojnë se ndryshimet do të jenë evidente nëpër degët partiake, ku do të ketë kryesi dhe kryetar të ri partiak. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori