BDI për aferën e “Maxhar Telekom”: Të pavërteta absolute
Dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente, reagojnë nga partia në pushtet BDI, pas publikimit të dëshmisë së ish-shefi i policisë sekret Sllobodan Bogoevski, para gjykatës në New York për aferën “mito për Maxhar Telekomin”, transmeton TetovaSot.

“Kjo është një e pavërtetë absolute e cila aktualizohet si pjesë e fushatës kampanjës me gënjeshtra dhe përralla që kanë për qëllim zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm. Avokatët që nesër do të shqyrtojnë materialet dhe të paraqesin paditë e duhura”, ka njoftuar BDI për televizionin Telma.

Bogoevski në dëshmi të lëshuar nga gjykata e Nju Jorkut thotë se manjati grek Kondaminas, përveç ish-kryeministritVllado Buçkovski, pesë milionë euro nëpërmjet një ndërmjetësi në Tetovë i ka dhënë Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Më parë, edhe ish-kryeministri Buçkovski u përgjigj se dëshmia e Bogoevskit është tendencioze dhe e rreme. /Albeu.com/
Shtuar më 06/09/2015, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori