Bashkimi Demokratik për
Integrim, në vijim të fushatës elektorale në Maqedoni ka prezantuar sot Platformën për Bashkim, Zhvillim dhe
Integrim të Bashkimit Demokratik për
Integrim, për Zgjedhjet Parlamentare 2011.
Fatmir
Besimi, anëtari i Shtabi tqendror zgjedhor të BDI-së i ngarkuar për çështjet ekonomike, deklaroi para gazetarëve se platforma e BDI-së është në drejtim të zhvillimit
ekonomik të avancuar të
vendit në periudhën 2011-2015.
“BDI si parti e dëshmuar politike, me veprat e saja gjithmonë prioritet i ka pasur qytetarët dhe mirëqenien e tyre si dhe perspektivat e tyre për një jetë më të mire, një perspektivë që vendi jonë në mënyrë më dinjitoze dhe më konkurruese të jetë pjesë e BE-së. Është me rëndësi, se ne modelin tonë e bazojmë në zhvillim
ekonomik dhe shanse të barabarta, që janë postulati kryesor në vlerat që ne i fokusojmë në përgjithësi në perspektivën politike dhe ekonomike të
vendit. Ndaj edhe angazhohemi që zhvillimi jonë
ekonomik të bazohet në katër shtylla: 1. integrimi
ekonomik, 2. Ekonomi konkurruese, 3 zhvillimi i qëndrueshëm, 4. kohezion social
ekonomik dhe territorial.” th
Besimi.
“Vetëm fondet të cilat vijnë nga Banka Evropiane për investim e të cilat janë në lartësi prej 50 milionë euro janë akorduar tani pritet akordimi edhe 50 milionë euro tjera. Jo vetëm këto por të gjitha investimet e ardhshme që do të vijnë dhe çdo ndarje të buxhetit në periudhën e ardhshme duhet të marrin një qasje adekuate. Pjesa e këtyre fondeve të cilat janë akorduar në vendet ku jetojnë shqiptarët, kalojnë 30 për qind që do të thotë se ne nuk ndalemi te 25%””, u shpreh Fatmir
Besimi.
Projekte nga fusha e infrastrukturës: Korridori Tetë, lidhja me autostradën, vazhdimi i korridorit Tetë nga Gostivari deri në Qaf-thanë i cili do të vazhdojë deri në Tiranë dhe nga Shkupi deri në Bllacë i cili do të vazhdojë deri në Prishtinë. Rruga e Kombit e njohur si rrugë e cila lidh me një standard më modern Prishtinën dhe Tiranën do të lidh edhe Shkupin në dy krahët e saj do të thotë Shkup-Tiranë dhe Shkup -Prishtinë.
Projekt tjera të rëndësishme: Rruga e Arbrit, aksi rrugor Kërçovë-Dibër, rikonstruimi i rrugës Tetovë-Jazhincë, Brezi i Sharrit të jetë park nacional, investime në fushën e vendkalimeve kufitare të hapen vendkalime kufitare si hapja e vendkalimeve të reja për në Kosovë dhe Shqipëri si dhe investime në energjetikë.
Integrimi e
vendit në BE dhe strukturat Euroatlantike.
Këto ishin premtimet pjesë e platformës së BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të cilat do të mbahen më 5 qershor. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2011,
ora 17:22