BDI organizoi debat për mjedisin, planifikimn hapësinor dhe urbanistikën
Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi debat në sferën e mjedisit jetësor, planifikimit hapësinor dhe urbanizëm në kuadër të aktiviteteve për përgatitjen e versionit final të Platformës 2020">2020 për zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2016.

Debatin e hapi Fatmir Besimi si përfaqësues i departamentit për program zgjedhor në kuadër të shtabit zgjedhor, i cili në fjalën hyrëse i njoftoi të pranishmit për qëllimin e debatit që organizon BDI-ja për Platformën 2020">2020 dhe përkushtimin e BDI-së që platforma e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgatitet në bashkëpunim me grupet e ndryshme të interesit e në këtë rast për sektorin e mjedisit jetësor, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit.

Ministri i Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi i njoftoi të pranishmit për planet dhe projektet që parashihen të realizohen në mandatin e ardhshëm 2016-2020">2020 në sferën e mjedisit jetësor dhe të planifikimit hapësinor dhe urbanistik.

Ai, me theks të veçantë i përmendi projektet që parashihen në propozim Platformën 2020">2020 në sferën e mjedisit jetësor, investim në projekte konkrete infrastrukturore , si në furnizimin me ujë cilësor dhe në sasi të mjaftueshme për qytetarët, ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve për ujërat atmosferik dhe ujërat e zeza, ndërtimin e stacioneve për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe ngritjen e qendrave rajonale për mbetjet etj, projekte këto të cilat do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Ndërsa në sferën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik i përmendi përpilimin e planeve hapësinore për qytete, planeve urbanistike nga ato të përgjithshme deri te ato detale, plane urbanistike për fshatra në të gjitha vendbanimet shqiptare.

Pjesa e dytë e takimit vazhdoi me debat në mes të pranishmëve nga komunat shqiptare, organizatat joqeveritare, sektori i biznesit të cilët dhanë disa ide të reja dhe sugjerime të cilat do të jenë pjesë përbërëse e Platformës zgjedhore të BDI-së për zgjedhjet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori