BDI: Nuk është folur për ndarjen e posteve
Ali Ahmeti thotë se nuk ka një marrëveshje për ndarjen e posteve dhe se të gjitha ata që shkruhen në media janë vetëm spekullime mediatike.

Ai tha se ndarjet e posteve qeveritare do të ndahen në fund dhe se është shumë herët për të folur për ndarje pushtetesh.

Ahmeti theksoi se palët po bisedojnë për një program të përbashkët qeveritar dhe se parimet e funksionimit të koalicionit do të diskutohen në fund.

Më tej, ai vlerësoi se për BDI-në prioritet mbetet anëtarësimi i vendit në NATO dhe në BE. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2014, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori