Zëdhënësi i BDI-së, Bujar
Osmani, ka thënë mbrëmë para selisë së BDI-së se ende nuk ka vendim partiak për koalicionim dhe se pesë opsionet mbeten të hapura.
"Nuk kemi vendos ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë
debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim.
BDI është parti e vendimeve të guximshme dhe mendoj se ende nuk është shterë
debati mbi pesë pikat në fjalë", ka thënë
Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017,
ora 09:05