BDI nuk ka biseduar për zgjedhje të parakohshme
Bujar Osmani
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani ka thënë se forca politike që ai përfaqëson nuk ka biseduar për kurrfarë mundësie të mbajtjeszgjedhjeve të parakohshme.

"Në lidhje me kërkesën e LSDM-së, nuk kemi diskutuar pasi është kohë e shkurtër, megjithatë aspak gjatë kësaj periudhe nuk kemi diskutuar në asnjë nivel për mundësinë e mbajtjeszgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke pasur parasysh se kemi Qeveri me mandate dhe legjitimitet të plotë tani e diç më shumë se një vit dhe jemi të koncentruar në realizimin e programit zgjedhor i cili është përfshirë në programin Qeveritare dhe obligimet nga raporti i funditKE-së gjegjësisht obligimet nga procesi euro-integrues.

Kuptohet që nëse shikojmë interesin partiak të BDI-së, ndoshta zgjedhjet do të na konvenonin duke pasur parasysh mbështetjen e qytetarëve për BDI-në, megjithatë për ne prioritet është interesi i qytetarëve dhe shtetit dhe vlerësojmë se ai interes për momentin nuk janë zgjedhjet por fokusi në këto obligime nga programi zgjedhor, procesi euro-integrues dhe nënkuptohet këtu hyn edhe Marrëveshja e Ohrit", u shpreh zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, njofton Zhurnal.

LSDM e drejtuar nga Branko Cërvenkovski në mitingun në Shkup kërkoi zgjedhje të parakohshme e bashkë me të edhe referendum për emrin, por zërat që erdhën nga VNRO-DPMNE ishin se kjo dëshirë tani për tani mbetet e paplotësuar. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori