Bashkimi Demokratik për Integrim ka hedhur poshtë informacionet që qarkullojnë në
media lidhur me
ndarjen e mundshme të pushteteve në qeverisje.
Zëdhënësi Bujar
Osmani deklaroi sot në një konferencë për mediat se ende nuk ka ndarje përfundimtare të
posteve qeverisëse.
Ai tha se BDI dhe VMRO-DPMNE janë ende në fazën e bisedimeve për
harmonizimin e platformave politike.
“Bisedimet për
ndarjen e
posteve nuk kanë filluar ende. Të gjitha shkrimet në disa
media elektronike janë absolutisht të pabaza dhe të pavërteta”, tha
Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2014,
ora 16:56