Gary Neville akuza drejt disa lojtarëve të Man Utd: Sillen si fëmijë

Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville, ka bërë disa deklarata për një pjesë të ekipit të drejtuar nga Solskjaer.

Manchester United deri më tani ka bërë disa paraqitje të dobëta të cilat madje kanë vënën në pikëpyetje dhe të ardhmen e teknikut të tyre.

Neville pasi pa ndeshjen ndaj Leicester, ku Manchester United u mposht me rezultatin 4-2, ka bërë disa akuza.
Kta janë shumë përtacë, një ekip i shëmtuar për tu parë kur kanë një sjellje të atillë. Lejnë hapsira kudo, nuk ushtrojnë presion por thjesht bëjnë xhiro në fushë, sidomos ato që ndodhen në sulm. Ky ekip është shumë i zymtë, nuk veprojnë, sidomos pasi pësojnë gol. Ata sillen si fëmijë”, kështu është shprehur i revoltuar Gary Neville në një intervistë për “Sky Sports”. /albeu.com


Shtuar 20.10.2021 10:50