BDI në Shkup, BESA në Tetovë dhe ASH në Gostivar, fillon fushata zgjedhore në Maqedoni
Pëlqej
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit fillon më 25 shtator, ndërsa partitë politike pritet që ti ndezin "mortorët" elektoral për të përfutuar sa më shumë vota në kontot e tyre.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të nis nga Shkupi, të dielën në një manifestim të madh siç thonë nga kjo parti, në hotelin "Aleksandar Palace" ku do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetar komune dhe bartësist e listave të këshilltarvëe.

Fjalë rasti përveç liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Shtabit Qendror, Fatmir Besimi do të mbajnë edhe të gjithë kandidatët për kryetar komunash.

Me këtë rast BDI do të prezantojë edhe të arriturat e deritanishme në nivel lokal si dhe do të prezantohet edhe programi i ardhshëm katër vjeçar i çdo kandidati për kryetar komune.

Edhe Lëvizja BESA, fushatën parazgjedhore do ta nis të dielën nga Sheshi "Iliria" në Tetovë ku do të prezantohen të gjithë kandidatët e saj për kryetar komunash dhe bartësitë e listave të këshilltarëve dhe po ashtu do të prezantohet edhe programi elektoral i kësaj force politike opozitare.

Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët (SSH) të hënën fillon fushatën parazgjedhore në Gostivar, ku në një konventë promovuese do të promovojë të gjithë kandiadtët për kryetar komunash dhe bartësist e listave për këshilltar si dhe do të paraqes programin e zhvillimit lokal për të gjitha komunat ku garojnë kandidatët e saj, shkruan Zhurnal.mk

Nga ana tjetër, PDSH-ja e Menduh Thaçit ditë më parë ka mbajtur Konventën promovuese në Tetovë, ku u prezantuar të gjithë kandidatët për kryetar të komunave. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori