Deklarata e Yuri Kim, Bardhi: Berisha, shefi politik i kandidatëve të Metës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj kandidatëve të Rithemelimit.

Bardhi shprehet se sulmi i sotëm i SHBA është solidarizim me non gratat të cilët sipas tij i bashkon halli dhe sjellja e përbashkët.

“Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!

Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës.

Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion”, shkruan Bardhi./albeu.com

 


Shtuar 21.02.2022 18:09