Matuidi: Jam i befasuar që Dybala po largohet, nuk do të jetë e lehtë për Juven ta zëvendësojë

Blaise Matuidi ka komentuar informacionin se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi.

“Kam marrëdhënie të mira me Paulon. E kam dëgjuar lajmin por nuk kam folur ende me të.

Ai është një lojtar i madh dhe një person i madh. Jam i habitur që po largohet, nuk do të jetë e lehtë ta zëvendësosh dhe të gjesh një lojtar tjetër të kalibrit të tij.

Ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme prej vitesh dhe jam i sigurt se do të gjejë një klub që do ta lejojë të lulëzojë dhe të përmirësohet”, tha mesfushori i Inter Miami, dikur i Juventusit, për La Gazzetta dello Sport në një intervistë. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 18:05