Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
BDI në Butel dhe Shuto Orizare / Kush s'i do shqiptarët në 11 dhjetor i vjen dënimi
BDI zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me banorët e Komunës së Butelit dhe Shuto Orizares.

Lideri i saj, Ali Ahmeti tha se BDI është gardiani i kauzës shqiptare në Maqedoni, pasi sipas tij është i vetmi i cili e ka mbrojtur këtë kauzë.

"Ne do ta ruajmë këtë pasi është vlerë kombëtare. Nëse mendon dikush se mund të zhdukë BDI-n si bryma, gabohet, gjaku thahet por nuk lahet", ka thënë Ahmeti.

"Sa e sa breza janë vrarë e grirë në këto hapësira për gjuhë, kulturë e flamur, këto amanete kujt i takojnë ti jetësojë, sigurisht brezit të ushtarëve të UÇK-s, siç është Ejup Alimi.

Kemi për nder që këtij vargani t'i prijë një ushtarë i cili nuk ka ditë se a do të kthehet tek nëna i gjallë, por që ka ditur se liria është mbi të gjitha."

Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri dhe bartësi i listës për deputet në njësin zgjedhore numër 2, Ejup Alimi, kanë thënë se ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve të BDI-së, dënimi do t'u vije më 11 dhjetor. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori