BDI me projekt për ujësjellës në Pollog
Kandidatët e Bashkimit Demokrtik për Integrim të Njësisë Zgjedhore nr. 6, promovuan projektin për ndërtimin e ujësjellësit rajonal, i cili do të përshkojë zonën e Pollogut.

Kandidatët bashkë me ministrin e Ambientit Jetësor z.Bashkim Ameti dhe udhëheqësit e komunave Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë e Vrapçisht, njoftuan se përmes projektit në fjalë do të shtohet fuqia furnizuese me ujë të pijshëm dhe cilësor për të gjithë zonën e Pollogut.

Kandidatja për deputete Shpresa Hadri tha se projekti ndërlidhet me zotimet e BDI-së, ato për zhvillim të barabartë ekonomik, me qëllim të ngritjes së standardit jetësor të qytetarëve.

“Shpresojmë se projektin ta shtyjmë drejtë realizimit sa më parë, ky nuk është thjesht premtim parazgjedhor, pasi që BDI-ja çka ka premtuar e ka realizuar.

Theks të veçantë do t'i japim bashkëpunimit mes pushtetit lokal e atij qendror që ky projekt të realizohet sa më parë në mandatin e ardhshëm”, tha znj.Hadri.

Ujësjellësi për furnizim me ujë të Buzësharrit dhe Pollogut është pjesë e platformës ekonomike të BDI-së që ka vlerën 15 milionë euro i cili parashikohet të përfundojë gjatë mandatit të ardhshëm, kurse duhet të financohet nga buxheti qendror në bashkëpunim me atë komunal. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2016, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori